CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Grantmarrësi i KVKTNj Ndihmon të Rinjtë të Fitojnë Zotësi për Punësim

Një i ri marangoz gjatë trajnimit: përfitues i Qendrës Sociale Murialdo dhe KVKTNj.

Rrugës duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi, Renato Pelo mësoi ta dashuronte profesionin e marangozit ndërsa shihte punën e kushëririt të tij në punishten e vetë atij. Por, pas vitit të parë të shkollës së mesme, trysnia për t’u ardhur në ndihmë prindërve të tij në fushë e çoi drejt lënies së shkollës.

Si shumë bashkëmoshatarë të tij që e kanë lënë shkollën, jeta e Renatos dukej e destinuar për prespektiva të kufizuara; do kishte patur shumë mundësi që ai të emigronte jasht për punë dhe ka mundësi të kishte rënë viktimë e trafikantëve.

Tani, falë Qendrës Sociale Murialdo (QSM), një organizatë jo-fitimprurëse që siguron formim profesional dhe shërbime të tjera për fëmijë e të rinj të rrezuar dhe ish-viktima të trafikimit, Renatoja 16-vjeçar ka ambicje e shanse të reja.

“Unë dua të hap biznesin tim si marangoz” tha ai, duke shtuar që “mora një vendim të mirë kur erdha tek Murialdo, përndryshe do kisha qenë një tjetër fëmijë rruge”.

QSM-ja është një grantmarrës i Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj), një projekt që mbështet kurset profesionale të Qendrës, duke përfshirë trajnime si marangoz, elektricist, mekanik dhe rrobaqepës. KVKTNj mbështetet me fondet e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar nëpërmjet Creative Associates International, Inc.

Një tjetër përfitues i “Murialdos” i bën jehonë entuziazmit të Renatos për ndikimin që Qendra ka patur në jetën e tij.

“Nëse nuk do kisha dëgjuar për “Murialdon”, do isha duke u marrë me punë të rastësishme, ose thjesht do kisha emigruar [pa dokumente] në Greqi pa asnjë ide të qartë se çfarë të bëja ose si do ishte e ardhmja ime”, tha 19-vjeçari Ervis Hoxha, një përfitues i shërbimeve të QSM-së që kur ishte 14 vjeç dhe falë saj tani është marangoz mjeshtër.

E ngritur në qytetin e Fierit, pranë bregdetit Adriatik, QSM-ja siguron një përgjigje të integruar ndaj nevojave të të rinjve, nëpërmjet shërbimeve të tilla, si: arsim, këshillim, formim profesional, gjetje e vendeve të punës dhe aktivitete zbavitjeje. Shumë të rinj nga Fieri largohen për në Greqi e më tej në kërkim të një pune, kështu që shërbimet e QSM-së janë shumë të rëndësishme për t’i mundësuar të rinjtë të mbrojnë veten nga rrezikimi i trafikimit e i shfrytëzimit.

“Një ndër objektivat kryesore të “Murialdos” është parandalimi i trafikimit njerëzor nëpërmjet sigurimit të formimit profesional, rritjes së ndërgjegjësimit dhe arsimit”, tha Carmelo Prestipino, Koordinator i Projektit për projektin e QSM-së të financuar nga USAID/KVKTNj. “Ky është një proces kompleks dhe delikat që kërkon vazhdimësi. Synimi ynë është jo vetëm t’i pajisim të rinjtë me zotësi profesionale, por gjithashtu t’i ndihmojmë të rrisin vetë-vlerësimin dhe vetë-besimin.

“Që kur ai filloi të frekuentonte QSM-në, Ervisi ka marrë më shumë se zotësi në profesionin e marangozit. Pjesa më e madhe e programit u bazua në formimin si marangoz, por studiova gjithashtu matematikë, italisht dhe vizatim teknik”, tha ai. Ai shtoi se duke qenë i rrethuar nga stafi i Murialdos dhe “sjellja e mirë” e tyre e bëri atë “të mësonte më shumë dhe të kërkonte të sillej në të njëjtën mënyrë. Unë mësova dhe përfitova shumë nga mjedisi kulturor aty.

“Misioni i KVKTNj-së është të ndihmojë në çrrënjosjen e trafikimit njerëzor në Shqipëri. Kjo arrihet nëpërmjet promovimit të koordinimit të veprimtarive midis shoqërisë civile dhe agjensive të qeverisjes dhe nëpërmjet granteve ndaj OJF-ve lokale që sigurojnë rritje të ndërgjegjësimit, shërbime parandalimi për ata që janë të cënuar nga trafikimi dhe mbështetje riintegruese për viktimat e trafikimit. Duke i qëndruar besnike filozofisë së KVKTNj-së se koordinimi ndër sektorë të gjerë të shoqërisë ka më shumë gjasa që të jape rezultate pozitive, QSM-ja siguron gjithashtu zbatimin e suksesshëm të veprimtarive të veta nëpërmjet një rrjeti partnerësh. Ato përfshijnë Drejtorinë Arsimore, Drejtorinë e Policisë, agjensitë e qeverisjes vendore e të tjera, OJF që janë aktive në përpjekjet antitrafik , Zyrën e Punës dhe bizneset private. Z. Prestipino vëzhgon se, në fillim, bizneset private mund të mos jenë entuziastë të punësojnë kursantë të QSM-së. Regjistri i QSM-së prej 100% punësim i të diplomuarve nga kurset profesionale dy-vjeçare të saj u bën përshtypje pronarëve të bizneseve.

“Ervis Hoxha ishte studenti i parë nga “Murialdo” që m’u afrua. Mund ta shihja që ai kishte zhvilluar zotësi profesionale shumë të mira dhe unë e përlëvdoj punën që “Murialdo” ka bërë me të”, tha Artan Kapaj, shefi i Ervisit dhe pronari i punishtes së drurit të Fierit. “Profesionalizmi i Ervisit shërbeu si motiv për bashkëpunimin me “Murialdon” dhe tani kam pesë djem nga “Murialdo” që po punojnë me mua”.

Sipas Prestipinos, mëse 3000 të rinj kanë përfituar nga veprimtaritë e QSM-së që kur Qendra u hap përafërsisht 14 vjet më parë. KVKTNj e ka mbështetur QSM-në që prej vitit 2005. Në këtë vit, ndihma e tij është duke mbështetur mbi 100 vajza e djem, si edhe shumë të tjerë që përfitojnë nga veprimtaritë për rritjen e ndërgjegjësimit. Çdo vit, QSM-ja ofron formim profesional për 200 të rinj përafërsisht dhe 200 fëmijë marrin pjesë në veprimtaritë kulturore dhe jashtshkollore.

“Gjithmonë kam dashur të bëhem marangoz dhe tani dua të hap biznesin tim”, tha Ervisi. “Profesioni i marangozit është i bukur, kërkon zotësi të mira dhe imagjinatë rreth projektimit të modeleve të reja të mobiljeve. Jep kënaqësi e gëzim kur e nis diçka pjesë-pjesë dhe më pas ndërton vetë diçka të tërë”.

“Murialdo është duke ndihmuar në krijimin e një ushtrie profesionistësh që janë mëse të aftë të konkurrojnë në treg”, tha pronari i biznesit Kapaj.

 

 

Shihni histori të tjera

Bottom Banner
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim përgjegjësie Mundësi hyrjeje