CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Grantmarrësit e KVKTNj Sigurojnë Shërbime Ligjore dhe Strategji Parandaluese për të Rinjtë në Rrezik

Regjistrimi i lindjeve është kyç në luftën për t’i mbrojtur të rinjtë nga trafikimi

TIRANË – Cili është fati i një fëmije që s’është regjistruar ligjërisht që në lindje dhe faktikisht nuk ka asnjë emër në sytë e shtetit?

Nëse bien në duart e trafikuesve, autoritetet kanë shumë pak mundësi për t’i gjetur ata.

I tillë është realiteti i përfitimit të fëmijëve shqiptarë, familjet e të cilëve s’mund të paguajnë tarifën e caktuar nga gjykata prej rreth 2000 lekësh për regjistrimin e mëvonshëm të një fëmije, nëse s’është regjistruar, si shumë të tjerë, qysh në lindje.

Por Klinika Ligjore për të Miturit (KLM) po punon që ta ndryshojë këtë, si një grantmarrës i Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor. Kjo nismë e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar zbatohet nga Creative Associates International, Inc.

Përmes fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit dhe një përpjekjeje shumë-sektoriale që përfshin drejtues të policisë e të strehëzave, këto forca vijnë sëbashku për të ndarë burimet dhe njohuritë për luftimin e trafikimit njerëzor. Mëse 2 milionë dollarë amerikanë u janë shpërndarë OJF-ve vendase për t’i mundësuar që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për viktimat e trafikimit, duke parandaluar ato raste në rrezik trafikimi, duke përfshirë, ndër të tjera, programe të posaçme për të miturit.

“Asnjë veprim s’mund të ndërmerret në emër të një fëmije pa dokumente [ligjore]”, - tha Holta Kotherja, Drejtoreshë e KLM-së. “Një fëmijë pa emër s’mund të gjurmohet, nëse ai apo ajo trafikohet”.

“Nëse një fëmijë nuk regjistrohet ligjërisht brenda 45 ditëve prej lindjes, atëherë një procedurë gjyqësore është e domosdoshme për ta regjistruar atë ”, - thotë Kotherja. “Pas kësaj, prindërit duhet të paguajnë një tarifë prej 2000 lekësh, që për familjet e varfra është barrë. KLM-ja mbulon tarifat dhe gjobat legale të familjeve”.

Përveç pajisjes së të miturve me dokumente të ligjshme të regjistrimit të lindjes, KLM u siguron një avokat dhe psikolog fëmijëve që janë riatdhesuar nga një vend i tretë dhe që duhet t’i nënshtrohen intervistimeve nga policia. KLM ka psikologë, si meshkuj, ashtu edhe femra në staf për t’i asistuar viktimat e trafikimit gjatë seancave në polici e gjykatë.

“Me një rast, kur mbërrita, shtatë policë po e merrnin në pyetje fëmijën. Kështu, i kërkova të gjithë policëve të dilnin jashtë, përveç njërit që ishte i ngarkuar me rastin”, - tha Klodi Gega, njëri prej psikologëve të stafit të KLM-së. “Fëmija ishte trembur. Kështu, u prezantova me fëmijën, i shpjegova se përse kisha ardhur, përse ai ishte në komisariatin e policisë, i shpjegova se çfarë do të ndodhte dhe i tregova për të drejtat e tij”.

Foto - Oficerë policie mësojnë rreth teknikave pozitive të intervistimit të fënijëve në një trajnim nga Klinika Ligjore për të miturit

Oficerë policie mësojnë rreth teknikave pozitive të intervistimit të fënijëve në një trajnim nga Klinika Ligjore për të miturit

Si psikolog, Gega tha se ai kishte dy role parësore gjatë marrjes në pyetje të fëmijëve nga policia. Ai duhet të lehtësojë komunikimin mes policisë dhe fëmijës dhe, gjithashtu, duhet të sigurojë mbështetje emocionale për fëmijën. Gjithashtu, me mbështetjen e KVKTNj-së, klinika ka trajnuar 235 oficerë policie prej 10 qarqeve të vendit lidhur me metodat e përshtatshme të marrjes në pyetje, të drejtat e ligjshme dhe nevojat psikologjike të të miturve.

Sipas Gegës, shumë prej fëmijëve që KLM trajton janë të abuzuar emocionalisht dhe fizikisht; shumë janë detyruar prej prindërve të punojnë dhe shumë janë nga komuniteti rom. Të miturit e mbështetur nga psikologët e KLM-së ndiqen zakonisht për një vit ose një vit e gjysëm. Sipas të dhënave të shtatorit 2006, Klinika ka mbështetur 538 klientë dhe ka hapur dy zyra të tjera rajonale.

Strategjitë Parandaluese për të Miturit në Rrezik

Ndërsa KLM siguron mbështetje ligjore e psikologjike për të miturit, KVKTNj mbështeti me fonde edhe Fondacionin Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve (AFCR) si një mënyrë për të ndjekur mënyra alternative të ndërhyrjes antitrafik dhe të parandalimit për të miturit e rrezikuar. Andon Lula është Koordinatori i AFCR-së në Gjirokastër. Vendndodhja e qytetit, afër me kufirin e Greqisë, e ka bërë atë një vend parësor për kontrabandimin e njerëzve nga trafikantë, me synim Greqinë ose diku tjetër në Evropë.

“Kishim tre raste fëmijësh që ndërhymë për t’i parandaluar nga rënia në trafikim. Secila histori është e dhimbshme. U informuam nga një organizatë partnere se një djalë 15-vjeçar ishte larguar nga shtëpia për të gjetur punë”, - thotë Lula. “Shkuam në shtëpinë e tij dhe u trondita kur pashë gjendjen në shtëpinë e tij. Familja përbëhej nga gjashtë fëmijë dhe mbijetonin duke mbledhur kanaçe e duke i shitur ato. Kishin dy krevate për të gjithë familjen”.

AFCR e gjeti djain dhe e ndihmoi të gjente një punë ku ai tani bën reth 20.000 lekë në muaj. “Ky djalë mund të kishte rënë në duart e trafikuesve, që i studiojnë me kujdes fëmijët që lypin në rrugë dhe u japin atyre mbështetje të përkohshme për të përfituar më pas prej tyre”, - tha Lula.

Sipas Lulës, AFCR ka trajnuar oficerë policie për zgjidhjen e konflikteve, që ka çuar në rezultate pozitive. Një oficer që kishte marrë pjesë në trajnim, kishte aritur të bindte një vajzë adoleshente që të mos largohej nga shtëpia. “Kur e ëma e kuptoi që vajza e saj donte të largohej nga shtëpia për në Greqi, u frikësua dhe thirri policinë”, - tha Lula. “Oficeri që erdhi në shtëpinë e tyre kishte qenë trajnuar për zgjidhjen e konflikteve në seminarin tonë. Oficeri bisedoi me vajzën dhe i tregoi asaj se ajo çka sheh në TV nuk është realiteti dhe se realiteti është ndryshe. Tani marrëdhënia mes nënës dhe vajzës është normalizuar”.

“Programi KVKTNj është i domosdoshëm!” – tha Lula. “Ai është një mbështetje e madhe nga USAID për popullin shqiptar. Puna e KVKTNj-së lidhet me të ardhmen e vendit tonë. Për ta mbajtur fenomenin e trafikimit në ulje, objektivat dhe strategjitë e KVKTNJ-së duhet të vazhdojnë të ndiqen. Ne duhet të vazhdojmë”.

 

Shihni histori të tjera

Bottom Banner
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Creative Associates International Inc. Privacy Notice Disclaimer Accessibility