CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

USAID Parandalon Ngjarjet e Trafikimit të të Miturve

Strehëza siguron për të rinjte e trafikuar një vend ku ata mund të rehabilitohen, dhe u mëson aftësi të reja për një jetë më të mirë

Foto - Gjatë një seance ndërgjegjësimi, nxënës të një shkolle të mesme në Elbasan diskutojnë se si të ndihmojnë për të mbrojtur veten dhe shokët e tyre nga trafikimi

Gjatë një seance ndërgjegjësimi, nxënës të një shkolle të mesme në Elbasan diskutojnë se si të ndihmojnë për të mbrojtur veten dhe shokët e tyre nga trafikimi

Elbasan -- Të rrahura nga rrezet e ngrohta të diellit, dhomat e fëmijëve të Tjetër Vizion ofrojnë një kontrast të thellë me jetën e ashpër së cilës këta të rinj i kanë shpëtuar. Të pastra dhe të ndriçuara, çdo dhomë përbëhet nga dy ose tre krevate druri të mbuluara me batanije shumëngjyrëshe. Muret shumëngjyrëshe të dekoruara nga vizatimet e fëmijëve i bëjnë dhomat ndjellëse - një mjedis ku jetët e reja të tronditura mund të fillojnë të shërohen.

Tjetër Vizion është një prej tre grantmarrësve të USAID-it nëpërmjet programit KVKTNj që në mënyrë specifike mbështet fëmijët dhe adoleshentët që janë trafikuar apo janë në rrezik trafikimi. Puna e Tjetër Vizion është një testament i qëllimit të tij final – të parandalojë trafikimin, si edhe të ndihmojë viktimat të rindërtojnë jetë të shëndetshme.

“Ka disa arsye të ndryshme që fëmijët trafikohen. Ndonjëherë familja përfshihet,” -thotë Teit Tabaku, Manaxher Projekti për familjet dhe të rinjtë te Tjetër Vizion. “Nga ndonjëherë dikush ofrohet të çojë fëmijën në Greqi për të punuar dhe për t’i dërguar para familjes. Vajzat adoleshente largohen nga familja dhe bien pre  .”

Minorenët në rrezik dhe të trafikuar i referohen Tjetër Vizionit nga policia e antirafik dhe Terre des Hommes, një organizatë ndërkombëtare që punon në emër të fëmijëve të paprivilegjuar. Fëmijët nga mosha 6 deri në 13 vjeç jetojnë në qendra rezidenciale, ndërsa nga 14 vjeç dhe lart jetojnë në ato që stafi i referohet si “Apartamente të Autonomisë së Lartë” me qëllimin t’i aftësojnë adoleshentët të bëhen të pavaruar.

Kur një fëmijë i referohet Tjetër Vizionit, ai ose ajo monitorohet për dy muaj dhe krijohet një plan individual për zhvillimin e tij ose të saj . “ Sapo një fëmijë mbërrin, ai ose ajo është i çorientuar, sepse ata janë dorëzuar si nga policia kufitare, ashtu edhe nga policia antitrafik. Ata qajnë, kanë frikë, nuk e dinë se çfarë pritet prej tyre,” - thotë Tabaku. “Në momentet e para, ata na vëzhgojnë dhe ne qëndrojmë pasivë. Ne pastaj i vendosim ata në një mjedis ku ka fëmijë dhe i sigurojmë ata me shërbimet. Nuk duhet më shumë se dy apo tre dite që ata “të vijnë vërdallë - fëmija është si llastik.”

Nën projektin e KVKTNj-së, Tjetër Vizion mbështeti 39 minorenë , vajza dhe djem, nga mosha 6 deri 19 vjeç. Prej këtyre disa ishin në rrezik të madh për t’u trafikuar si pasojë e varfërisë ekstreme dhe familjes jofunksionale, ndërsa të tjerët ishin tashmë të trafikuar. Paralel me ndërhyrjet psiko-sociale, arsimimi është një prioritet i madh në Qendër dhe shumica e banorëve përfshihen në shkollën lokale. Meqenëse Qendra bën çdo përpjekje që fëmijët të mbajnë kontakte me familjet e tyre, stafi gjithashtu punon me prindërit dhe kujdestarët duke i mësuar ata si të edukojnë fëmijët e tyre. Në fakt, kur është e mundur, fëmijët dërgohen në shtëpi gjatë fundjavave, me përjashtim të rasteve kur dinamikat familjare nuk janë përmirësuar mjaftueshëm me ndërhyrjen e Qendrës. Synimi i organizatës është të ribashkojë përfituesit e tyre me familjet e tyre kur është e mundur. Stafi i Tjetër Vizion kujdeset për t’i njohur më mirë këto familje, dhe i mundëson ato të përcaktojnë nëse kthimi i fëmijës në familje mund të kompromentojë sigurinë e tij ose të saj .

Apartamentet e Autonomisë së Lartë të Tjetër Vizion janë pak minuta larg nga ambientet kryesore të Qendrës ku fëmijët më të vegjël jetojnë. Apartamenti është brenda një një pallati me konstruksion betoni. I ndarë nga katër vajza, ai ka panele të errëta, por është i pastër dhe përbëhet nga dy dhoma gjumi, nje guzhinë dhe banjo. Dy kolltukë mbushin dhomën e përbashkët. Jolanda 15 vjeç, dhe motra e saj 17 vjeç Brigita janë me Tjetër Vizion që prej 9 vitesh. Këtë vit Jolanda do të jetë në klasën e tetë dhe lexon Euripidin për t’u përgatitur për vitin e ri shkollor. Brigita është në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe e kaloi verën e kaluar duke bërë kurse gatimi, rrobaqepësie dhe gjuhë angleze, të ofruara nga Qendra për t’u siguruar të rinjve aftësi profesionale.

Ndryshe nga Jolanda dhe Brigita që janë miqësore dhe të disponueshme, 15 vjeçarja Evelina ulet duke u përkulur pak përpara dhe vështron dyshemenë. Momentalisht, duke punuar si rrobaqepëse në një fabrikë, Evelina po përfundon shkollën 8-vjeçare me korrespodencë. Ajo erdhi në qendër një vit e gjysëm përpara.

“Ajo ishte një rast i vështirë. Ajo ishte trafikuar në Greqi në moshën 12-vjeçare dhe kur erdhi te ne ajo përdorte fjalë të këqija dhe ishte provokuese me meshkujt,” - thotë Skerdi Orgeni, Koordinatori i Qendrave Rezidenciale të Tjetër Vizion. “Por ajo po ecën mirë tani. Ne po punjmë me një tjetër OJF, e mbështetur nga KVKTNj, në vendlindjen e saj në Berat, e cila po bën përpjekje t’i gjejë asaj një punë, si dhe po vlerësojmë familjen e saj për të qenë të bindur që kthimi i saj në familje të jetë i sigurtë,” - shton Ogreni.

Ulur në një karrige, 20 vjeçarja me flokë të zeza Marjana ka në Qendër 8 vjet. Pas vdekjes së nënës së saj, ajo jetoi me tezen që e detyronte të punonte. Marjana sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe po përgatitet për provimet e hyrjes në universitet. Ajo dëshiron të bëhet biokimiste dhe e kaloi verën duke punuar si rrobaqepëse në një fabrikë këtu afër.

“Ato janë studente të mira. Kanë një mesatare 9 dhe 10. Unë jam krenar për ato. Ato madje kanë mësuar të buxhetojnë financat e tyre. Unë kam punuar me këto vajza për vite dhe mund të them me sinqeritet që ato janë raste të suksesshme,” - tha Ogreni buzagaz, si të fliste për vajzat e tija.

Tjetër Vizion gjithashtu operon në bashkëpunim me një qendër në qytetin e Gramshit, rreth 30 minuta larg nga Elbasani. Ndërmjet qendrave të tij në Elbasan dhe Gramsh, Tjetër Vizion në mënyrë direkte mbështet rreth 500 fëmijë në vit, veç aktiviteteve të ndërgjegjësimit të studentëve të kontaktuar në shkollat dhe kampe verore. Përafërsisht 113 fëmijë vijnë në qendrën rinore ku ata publikojnë një gazetë për bashkëmoshatarët e tyre, regjistrojnë CD muzikore dhe marrin pjesë në aktivitete të tjera që i mbajnë larg nga rruga. Qendra e Gramshit punon me 200 gra dhe vajza.

 

Shihni histori të tjera

Bottom Banner
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim Përgjegjësie Mundësi Hyrjeje