CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Mbështetja e USAID Parandalon Ritrafikimin e Viktimave

Grantet sigurojnë për programet e mësimit të aftësive për viktimat e trafikimit që kanë nevojë të rindërtojnë jetët e tyre

Në strehëzën e Të Ndryshëm & Të Barabartë (D&E), një viktime 15-vjeçare i ofrohet një konsulent personal, të rifillojë studimet si dhe të mësojë aftësi profesionale që e ndihmojnë në sigurimin e riintegrimit në shoqëri.

Një nga përfitueset e D&E, Filipa (nuk është emri i saj i vërtetë), konsiderohet si një prej perfitueseve më me fat, sepse ajo mundi të gjejë rrugën për te D&E, strehëza e vetme afatgjatë në Tiranë për viktimat e trafikuara.

D&E u kthye në një OJF shqiptare e pavarur e lokale me asistencën e Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimt Njerëzor (KVKTNj), një nismë e USAID.

“Riintegrimi eshtë shumë i vështirë. Ka raste ritrafikimi,” thotë Serie Pepa, një punonjëse sociale e D&E e cila këshillon rezidentët e strehëzës. Kërcënimet për ritrafikim janë gjithashtu një problem i vazhdueshëm.

Asnjë nuk e di numrin e saktë të viktimave që janë ritrafikuar. Por historitë që u tregohen këshilltareve dhe policisë nga viktimat, tregojnë që ato që nuk kanë mbështetje kur kthehen në Shqipëri, janë më shumë të rrezikuara për t’u bërë përsëri pre’ e mashtrimeve të trafikantëve. Ekzistenca e një strehëze të tillë si D&E, e cila siguron një parajsë të sigurtë për viktimat mund të jetë një siguri domethënëse ndaj përpjekjeve të ritrafikimit.

Procesi i riintegrimit të D&E përshin tre faza që zgjasin për një periudhë disa-vjecare. Gjatë fazës së parë, strehëza fokusohet në sigurimin ndaj femrës një ambjent të sigurt dhe në vlerësimin e nevojave individuale të saj. Kur një femër e re sillet në strehëz, stabilizohet dhe i nënshtrohet një këshillimi intensiv. Gjëndja e saj psikologjike dhe emocionale, niveli i arsimimit dhe kualifikimit vlerësohen dhe zhvillohet një plan për të rimarrë veten.

“Çdo rast është i ndryshëm dhe kështu ne duhet të modelojmë teknikat tona për secilën”, - thotë Amarilda Nakuçi, një punonjëse sociale e D&E, e cila punon drejtpërdrejt me banueset e strehëzës. “Kur ato arrijnë në strehëz janë pesimiste, mendojnë që çdo gjë ka marrë fund. Shumica kanë vuajtur nën dhunë emocionale e fizike. Ato kanë fjalor të varfër, janë shumë konfuze. Ato janë të varura dhe veprojnë sipas vendimeve të të tjerëve.”

Si shumë viktima të trafikuara Filipa ishte e paditur ndaj taktikave që trafikantët përdornin me vajza si ajo.

“Unë nuk e dija që ata ishin trafikantë,” - thotë Filipa, “ne kemi qënë komshinj dhe unë nuk e dija çfarë bënin ata, nuk i shikoja shumë shpesh. Ata ishin shumë të sjellshëm.”

Pas vdekjes së babait të saj, kur ajo ishte 14 vjeç, jeta në shtëpi me mamanë e saj dhe një vëlla më të madh dominues u bë e padurueshme. Filipa iku dhe kaloi pak javë me një shoqe. Pastaj takoi dy ish-komshinjtë, të cilët i premtuan ta merrnin në Greqi te një kushëri që banonte atje. Por, ajo u detyrua të punonte si prostitutë në Greqi.

“Kur pyeten rreth çfarë ato duan të flasin, vajzat dëshirojnë të dinë pse ato duhet të përjetonin një eksperiencë të tillë, pse ajo ndodhi me ato,” - thotë Pepa. “Kur i dëgjoni, ato tregojnë histori të tmerrshme.”

Klientet i referohen D&E nga strehëza të tjera, të cilat nuk kanë mundësi afatgjata akomodimi ose nga policia. D&E punëson 6 punonjës social, 2 mësues, një psikiatër, një shofer, një asistent administrativ, një punonjës mirëmbajtje dhe një mjek, të cilin e njoftojnë sipas rasteve. Çdo punonjës social punon tre turne dite dhe një turn nate.

Në 24 orët e para në strehëz klientët stabilizohen – u sigurohet ushqimi dhe dushi. Shumë kanë kaluar disa ditë duke u transferuar nga zyrtarët e imigracionit te policia kufitare dhe në fund te policia antitrafik dhe nuk u ofrohet ushqim apo mundësi për t’u pastruar.

Në rastin e Filipës, ajo së pari u mbajt nga policia greke dhe u transferua në autoritete te ndryshme deri sa arriti te policia shqiptare antitrafik, që e dërgoi atë te D&E. Në përgjithësi , viktimat i referohen D&E nga policia, strehëza të tjera të përkohëshme dhe ngandonjëherë organizata fetare, të cilat pranojnë viktima.

Mbërritja në strehëz është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë që viktimat do përballen në rindërtimin e jetëve të tyre.

“Është një proces i gjatë për të arritur te pavarësia; klientët duhet të mësojnë si të manaxhojnë financat, komunikimin, të mbajnë shtëpinë”, - thotë Pepa. “Kur mendoj për këtë, vajza ime është 14 - ajo nuk di asgjë. Ajo nuk di të gatuajë, të manaxhojë financat e saj, pse duhet këto vajza të dinë – sepse ato janë gjithashtu të reja.”

Mesatarisht, faza e parë e riintegrimit të një klienti kërkon gjashtë muaj deri në një vit, megjithëse minorenet si Filipa mund të rrinë nën kujdestarinë e D&E te strehëza e saj, deri sa të arrijë 18 vjeç. Në fazën e dytë të procesit të riintegrimit , klientët ndihmohen të gjejnë punë dhe trajnohen rreth procesit të intervistimit dhe çfarë presin punëdhënësit prej tyre.

Në fazën e dytë, një klient lëviz te apartamentet qendrore të D&E dhe jeton aty për një vit, duke mbajtur kontakte të përditshme me stafin e strehëzës. Të jashtmit, madje dhe anëtarët e familjes, nuk lejohen në apartamentet dhe klientët duhet të jenë brënda në një orar të caktuar.

Pas një viti jetese në apartament, një klient duhet të gjejë apartamentin e saj, që financohet nga strehëza për tre muajtë e parë.

Në disa raste, klientët e riintegruar ruajnë kontakte me anëtarët e stafit të strehëzës duke i konsideruar si anëtarë të familjes.

“Por ne (punonjësit socialë të D&E) diskutojmë si të sillemi me klientët që kanë lënë strehëzën. Ne kemi vendosur që nëse bie rasti që na kalojnë pranë në rrugë, ne nuk do të jemi iniciatorët për t’u takuar, por do i lemë ato ta bëjnë këtë,” - shpjegon Nakuçi. “Kisha një rast. Ajo ndjek tani fakultetin e Punës Sociale. Ndonjëherë e takoj atë, ne nuk flasim, ajo e vendos këtë, por unë mendoj se ne të dy ndihemi mirë rreth progresit të saj. Ajo është një rast i sukseshëm.”

Duke e pyetur çfarë ajo i trembet më shumë tani, Filipa qesh përsëri dhe përgjigjet: “vetëm Perëndisë i druhem”. Filipa thotë gjithashtu që gjatë periudhës që u trafikua në Greqi, ajo e mbante veten me mendimin që vetëm në mund të njoftonte dikë, do të ndihmohej.

“Ajo është shumë optimiste”, - shton Pepa.

 

Shihni histori të tjera

Bottom Banner
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Creative Associates International Inc. Privacy Notice Mospranim përgjegjësie Mundësi Hyrjeje