Grupet Rajonale Bashkëpunuese shkëmbejnë informacion për të mbështetur partneritetet për të luftuar trafikimin

Anëtarë të Komitetit Rajonal Antitrafik të qarkut Gjirokastër flasin mbi strategjitë gjatë një seminari orientues të organizuar nga programi KVKTNj i USAID |
Të ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë, se vajzat dhe gratë e reja po trafikoheshin, shumë OJF kanë kërkuar mënyra për të parandaluar trafikimin dhe për të rehabilituar viktimat. Duke qënë se shumë OJF janë të vendosura në komunitete, në zona të ndryshme të vendit si edhe për shkak të mungesës së mundësive për të arritur njërin apo tjetrin dhe për të ndërtuar bashkëpunim, përpjekjet e tyre kanë qënë, në rastin më të mirë, sporadike.
Kjo ka filluar të ndryshojë, gjithësesi, me mbështetjen e Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj). Që në 2004, konferencat kombëtare dhe Grupet Rajonale Bashkëpunuese të KVKTNj kanë siguruar forume për shkëmbimin e informacionit dhe ndërtimin e aftësive për të fuqizuar aktivitetet e koordinuara mbi antitrafikimin ndërmjet aktorëve të qeverisë e të shoqërisë civile.
“Marrëdhënia e D&E me KVKTNj filloi përpara se KVKTNj të ishte donator. Ne morëm pjesë në konferencën e KVKTNj për të mësuar rreth organizatave të tjera” – tha Marjana Meshi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Të Ndryshëm &Të Barabartë (D&E), e vetmja strehëzë shqiptare afatgjatë për rehabilitim dhe ri-integrim. “ Unë jam anëtare e Grupit Rajonal Bashkëpunues të Qendrës, që koordinon organizatat, në mënyrë që këto të fundit të mund të ndërmarrin veprime”.
Shumë kohë përpara se të disbursonte, më shumë se 2 milion dollarë në formë granti për 19 OJF lokale dhe 2 ndërkombëtare, KVKTNj kishte vënë në lëvizje aktivitete bashkëpunuese që do të mobilizonin të gjitha komunitetet në luftën kundër trafikimit.
Edhe kur kanë pasur eksperiencë dhe burime financiare të kufizuara, OJF-të dhe Policia e Antitrafik kanë qënë në krye të detyrës mbi antitrafikimin në Shqipëri. Prandaj, ato janë inkurajuar veçanërisht të marrin pjesë në forumet e koordinimit të KVKTNj, ku kanë krijuar strategji për bashkëpunimin me organizma të tjerë qeveritare si: shërbimet sociale, mësuesit dhe zyrtarët e punësimit.
“Marrëdhënia jonë me KVKTNj ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit në komunitet rreth viktimave të trafikimit” – tha Fatbardha Idrizi, themeluese dhe Drejtoreshë e Qendrës Komunitare të Gjirokastrës (QKG), një grantmarrës i KVKTNj. “Ne organizuam mbledhje me Prefekturën, Drejtorinë Arsimore dhe zyrtarë të tjerë”.
Kjo mënyrë koordinimi është adoptuar dhe formalizuar nga Qeveria Shqiptare, kryesisht si rezultat i konsesusit të krijuar nëpërmjet Grupeve Rajonale Bashkëpunuese të KVKTNJ. Në Qershor të 2006, Kryeministri Sali Berisha nënshkroi një Urdhër Administrativ që krijoi “Komitetet Rajonale në Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore (KR)” që përfshijnë drejtorët e policisë, arsimit, punësimit dhe shërbimet sociale, si dhe kryetarët e bashkive dhe përfaqësues të OJF-ve. KR-të udhëhiqen nga Prefekti, zyrtari më i lartë i pushtetit qendror në nivel rajonal administrativ dhe që siguron nje urë midis zyrave të pushtetit qendror e vendor në bashkëpunim me OJF-të lokale, për të luftuar trafikimin. “Ne (Policia e Antitrafikimit) jemi të parët që përballemi me këtë fenomen, pasi ne kemi kontaktin e parë me viktimat”, - tha Armand Lelaj, Shefi i Policisë Antitrafik dhe anëtar i Tryezës Teknike për qarkun e Gjirokastrës.
“Komiteti Rajonal funksionon dhe është e rëndësishme që lufta kundër trafikimit të adresohet veçanërisht nga një grup më i gjerë, pasi më parë trafikimi adresohej vetëm nga policia, prokurorët dhe gjykatat” - tha Lelaj.
Sipas Lelaj, Komiteti Rajonal ka siguruar një avantazh tjetër – me ftesë të veçantë nga Prefekti, edhe Prokurori është bashkuar me grupin. Kur filluan të qarkullojnë historitë e trafikimit, viktimat e trafikimit trajtoheshin me përbuzje ose edhe si kriminelë. Duke mos patur një njohje të plotë të fenomenit të trafikimit, prokurorët nuk i kanë ndjekur me agresivitet trafikuesit.
“Të qënurit antar i Komitetit Rajonal e bën prokurorin të jetë më i angazhuar dhe më i motivuar për ndjekjen e rasteve të trafikimit, që është ndryshe nga më parë”, - tha Lelaj. “Prezenca e tij në Komitet ndihmon të kuptojmë më mirë te gjithë aspektet e trafikimit”.
Po atë mëngjes, kur u intervistua, Lelaj raportoi tre raste vajzash të trafikuara tek antarët e Tryezës së rrumbullakët Teknike të KR. “ Unë i paraqita këto raste sepse shpresoja që përfaqësuesi i Zyrës së Punësimit dhe Drejtorisë së Arsimit do të merrnin pjesë dhe do të sugjeronin si të asistoheshin këto raste”, - tha ai.
Rritja e bashkëpunimit me median është gjithashtu e rëndësishme. Përmes granteve të KVKTNj / USAID, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë - Gjirokastër u mundësua të nxitër parimet etike dhe sjelljen profesionale që kërkohet kur raportohet mbi anti-trafikimin, veçanërisht kur merremi me viktimat.
“Problemi ishte se mënyra e raportimit nuk ishte ajo e duhura. Kishte probleme etike dhe ligjore, si: publikimi i identitetit të viktimës, vendodhjes së shtëpisë dhe referimi vulgar e sensacional tek to duke i emërtuar ato si prostituta apo skllave të seksit”, - tha Raimond Kola, Drejtori i kësaj OJF-je. “Një praktikë tjetër e keqe që ne korrigjuam nën projektin e KVKTNJ ishte ndalimi i publikimit të fotografive dhe videove që tregonin viktimat”.
Mobilizimi i shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe medias në luftën kundër trafikimit siguron ndoshta mënyrën më të mirë të parandalimit, por për të qenë të suksesshëm, përpjekjet duhet të vazhdojnë.
“Puna e KVKTNj ka ndihmuar të luftohet trafikimi në Gjirokastër veçanërisht si rezultat i krijimit të Komitetit Rajonal dhe i rritjes së ndërgjegjësimit, që është arritur me mbështetjen e tyre” tha Lelaj. “Falenderoj popullin Amerikan për mbështetjen e tij. Është e rëndësishme që ky fenomen (trafikimi i qënieve njerëzore” vazhdon të zvogëlohet. Jam i kënaqur me punën që po bëhet. Nuk ka rëndësi nëse unë vazhdoj në këtë pozicion ose jo, puna duhet bërë”.
Pyetur nëse bashkëpunimi i policisë me OJF-të dhe autoritetet lokale ndihmon viktimat e trafikimit, Lelaj tund kokën dhe duke qeshur përgjigjet: “Shumë, shumë, shumë”.
Shihni histori të tjera |