OJF lokale të forta nevojiten në linjën e frontit për luftimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe riintegrimin e viktimave

Grantmarrës të USAID/KVKTNj-së marrin pjesë në një program trajnimi nga ANTTARC për Manaxhimin e Projektit
|
TIRANË – Ulur në tavolinën e konferencave të zyrave të Të Ndryshëm & Të Barabartë (D&E), një strehëz për vajzat dhe gratë e trafikuara, Marjana Meshi është në front të dy betejave – mbajtjen financiare të strehëzës nëpërmjet fondeve të donatorëve dhe anën teknike, pa humbur nga vështrimi qëllimin kryesor, të ndihmojë në riintegrimin e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore në shoqërinë shqiptare.
Meshi është ndërmjet atyre kuadrove energjikë të drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë të OJF-ve që ndihmojnë për të luftuar kamzhikun e trafikimit të qënieve njerëzore që ka mbërthyer Shqipërinë post-komuniste. Trafikantët gjuajnë vajzat dhe gratë e reja që nuk dyshojnë dhe kërkojnë një jetë më të mirë, nëpërmjet premtimeve boshe dhe i çojnë ato në jetën e prostitucionit.
Për të qenë të sinqertë, lufta është e vështirë për t’u mbyllur, por një progres i madh është arritur në sajë të Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj).
Që nga fillimet e saj në 2004, USAID ka dhënë më shumë se 2 milion $ në grante për të ndihmuar që t’u sigurojë agjensive si D&E aftësinë për të luftuar trafikimin e qënieve njerëzore përmes ngritjes së kapacitetit administrativ – me një vështrim përpara për të siguruar vazhdimësinë pas përfundimit të programit KVKTNj.
Si shumë kolegët e saj të cilët udhëheqin agjensi të reja të shërbimeve sociale, Meshi është një ish punonjëse sociale e cila u përball me sfidat e ndryshme për të udhëhequr një OJF pa patur së pari aftësitë teknike të kërkuara.
“Të bëhesh një drejtuese ishte shumë e ndryshme”, - tha Meshi lidhur me lëvizjen e saj të papritur nga këshilltare e strehëzës në drejtoreshë ekzekutive të D&E. “Është një përgjegjësi e madhe, punë e vështirë. Ka shumë parime që duhet të krijohen dhe të mbështeten. Unë gjithmonë duhet të jem në kontroll të gjithçkaje – emocionalisht dhe intelektualisht.”
Drejtusit, stafi dhe vullnetarët e këtyre agjensive shpesh kanë përvojë si punonjës socialë ose edukatorë, por nuk kanë përvojë në mënyrën e manaxhimit të organizave jo-fitimprurëse. Shumica kanë mangësi në kapacitetin organizativ, zotësitë teknike dhe fokusin e misionit për të qenë të qëndrueshëm.
Që kur D&E filloi në 2004, Meshi ka punuar për të siguruar fonde për të mbajtur dyert e strehëzës hapur dhe për të mbikëqyrur të gjitha projektet. Ajo gjithashtu këshillon stafin në rastet e vështira dhe punon nga afër me kryepunonjësen sociale të strehëzës, e cila monitoron aktivitetet e përditshme.
Zyrat administrative të D&E janë të ndara nga vend ndodhja e strehëzës, e cila mbahet sekret për sigurinë dhë mirëqënien e viktimave të trafikuara. Madje dhe familjet e viktimave nuk e dinë vendndodhjen. Ata takojnë të dashurit e tyre në një kafe apo ndonjë vend tjetër kur duan t’i vizitojnë.
Meshi gjithashtu ja detyron suksesin e D&E një grantmarrësi tjetër të KVKTNj-së, i njohur si Qendra Kombëtare e Burimeve për Trajnime dhe Asistencë Teknike, ose ANTTARC, e krijuar në 1998. Ajo siguron asistencë për agjensi si D&E dhe të tjera duke i ndihmuar ato të krijojnë plane strategjike për të siguruar vazhdimasinë e tyre pas përfundimit të fondeve të donatorëve.
“Pamë ndryshime në secilën organizatë me të cilën punuam, sepse më parë përpjekjet e tyre për rritjen e kapaciteteve ishin sporadike’ – tha Myftar Doçi, Drejtor Programi i ANTTARC.
Stafi shqiptar i ANTTARC kryejnë vlerësime, ku një agjensie i konsiderojnë plotësimin me pesonel, shërbimet, këshilltarët dhe burimet e disponueshme. Këshillim në ambjentet e vetë organizatave iu sigurohet drejtuesve dhe stafit të këtyre OJF-ve, për t’i ndihmuar në zbatimin e projektit, sistemet operacionale, politikat dhe procedurat e brendshme.
Ndërhyrja e ANTTARC ishte shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Ata ishin ekspertë në planifikime strategjike dhe drejtim. Ata na ndihmuan në përmirësimin e organizatës tonë, madje dhe në krijimin e formave të përshkrimeve dhe vlerësimeve për stafin,” thotë Meshi. “Asistenca teknike e ANTTARC përfshinte ndihmesën me propozime me shkrim në kërkim të donatorëve dhe na ndihmuan të krijojmë urdhëresat tona.”
Programi KVKTNj po ndryshon mentalitetin si edhe po ngre kapacitetet organizative. Përvojat si ato të D&E janë shkëmbyer nga më shumë se një dyzinë organizatash të tjera grantmarrëse të KVKTNj në të gjithë vendin.
Një përfaqësues i këtyre grantmarrësëve është shprehur “Vlerësoj shkëmbimin e informacionit dhe të ideve, ngritjen e kapaciteteve, frymën e re të të punuarit (që reflekton hapje dhe bashkëpunim ndërmjet sektorëve dhe OJF-ve të ndryshme që punojnë në luftën kundër trafikimit ), dhe përdorimin e burimeve. ANTTARC ka qënë i gatshëm për të ofruar informacion mbi çdo gjë që i kërkohet; e njëjta gjë mund të thuhet edhe për KVKTNj. Përvoja të tilla pozitive na kanë bërë ne që të sillemi në të njëjtën mënyrë”.
Shihni histori të tjera |