|
|
|
Grantmarrëse e USAID KVKTNj Dekoruar nga Sekretarja e Shtetit Clinton
Një nga grantmarrësit e USAID-it ishte dhe Vera Lesko, një nga nëntë Heronjtë e Luftës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore e njohur nga Sekretarja e Shtetit Hilary Clinton në një ceremoni te zhvilluar në Washington, DC në Qeshor 2009 . Gjatë këtyre 10 viteve si Drejtoreshë e Qëndrës Psikosociale "Vatra" Znj. Lesko ka qenë një nismëtare e luftës kundër trafikimit të qënieve njerëzore ne Shqipëri. ... lexo historinë e plotë
|

|
Nismëtarja e Punës kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore
Në pamje të parë Vera Lesko duket si çdo nënë Shqiptare e butë, me humor, dhe e dashur e në fakt ashtu është. Megjithatë, kjo fytyrë fsheh forcën që e shtyn atë në ballë të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Shpirti i saj iniciator dhe zgjidhjet jetësore reale kanë ndihmuar në rivendosjen e jetës normale të më shumë se 1600 vajzave dhe grave shqiptare të trafikuara.
... lexo historinë e plotë |
|
Grantmarrësi i KVKTNj Ndihmon të Rinjtë të Fitojnë Zotësi për Punësim
Falë Qendrës Sociale Murialdo, me mbështetjen e programit KVKTNj, 16-vjeçari ka ambcje e mundësi të reja. “Unë dua të hap biznesin tim si marangoz", thotë ai, duke shtuar që “mora një vendim të mirë kur erdha tek Murialdo, përndryshe do kisha qenë një tjetër fëmijë rruge” ... lexo historinë e plotë |

|
Koordinimi – Çelës për Punë Efektive Kundër Trafikimit
Grupet Rajonale Bashkëpunuese shkëmbejnë informacion për të mbështetur partneritetet për të luftuar trafikimin
Të ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë, se vajzat dhe gratë e reja po trafikoheshin, shumë OJF kanë kërkuar mënyra për të parandaluar trafikimin dhe për të rehabilituar viktimat. Duke qënë se shumë OJF janë të vendosura në komunitete, në zona të ndryshme të vendit si edhe për shkak të mungesës së mundësive për të arritur njërin apo tjetrin dhe për të ndërtuar bashkëpunim, përpjekjet e tyre kanë qënë, në rastin më të mirë, sporadike. Kjo ka filluar të ndryshojë, gjithësesi, me mbështetjen e Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj). Që në 2004... lexo historinë e plotë |

|
USAID Parandalon Ngjarjet e Trafikimit të të Miturve
Strehëza siguron për të rinjte e trafikuar një vend ku ata mund të rehabilitohen, dhe u mëson aftësi të reja për një jetë më të mirë
Elbasan -- Të rrahura nga rrezet e ngrohta të diellit, dhomat e fëmijëve të Tjetër Vizion ofrojnë një kontrast të thellë me jetën e ashpër së cilës këta të rinj i kanë shpëtuar. Të pastra dhe të ndriçuara, çdo dhomë përbëhet nga dy ose tre krevate druri të mbuluara me batanije shumëngjyrëshe. Muret shumëngjyrëshe të dekoruara nga vizatimet e fëmijëve i bëjnë dhomat ndjellëse - një mjedis ku jetët e reja të tronditura mund të fillojnë të shërohen... lexo historinë e plotë |

|
Mbështetja e USAID Parandalon Ritrafikimin e Viktimave
Grantet sigurojnë për programet e mësimit të aftësive për viktimat e trafikimit që kanë nevojë të rindërtojnë jetët e tyre
Në strehëzën e Të ndryshëm & Të Barabartë (D&E), një viktime 15-vjeçare i ofrohet një konsulent personal, të rifillojë studimet si dhe të mësojë aftësi profesionale që e ndihmojnë në sigurimin e riintegrimit në shoqëri. Një nga përfitueset e D&E, Filipa (nuk është emri i saj i vërtetë), konsiderohet si një prej perfitueseve më me fat, sepse ajo mundi të gjejë rrugën për te D&E... lexo historinë e plotë |

|
Grantmarrësit e KVKTNj Sigurojnë Shërbime Ligjore dhe Strategji Parandaluese për të Rinjtë në Rrezik
Regjistrimi i lindjeve është kyç në luftën për t’i mbrojtur të rinjtë nga trafikimi
TIRANË – Cili është fati i një fëmije që s’është regjistruar ligjërisht që në lindje dhe faktikisht nuk ka asnjë emër në sytë e shtetit? Nëse bien në duart e trafikuesve, autoritetet kanë shumë pak mundësi për t’i gjetur ata. I tillë është realiteti i përfitimit të fëmijëve shqiptarë, familjet e të cilëve s’mund të paguajnë tarifën e caktuar nga gjykata prej rreth 2000 lekësh për regjistrimin e mëvonshëm të një fëmije, nëse s’është regjistruar, si shumë të tjerë, qysh në lindje. Por Klinika Ligjore për të Miturit (KLM) po punon që ta ndryshojë këtë, si një grantmarrës... lexo historinë e plotë |

|
Mbështetja e Aktiviteteve Antitrafik për Parandalimin në të Gjithë Shqipërinë
Nga veriu në jug, duke ndryshuar jetën për më mirë
Nga qyteti i largët verior i Pukës deri në vatrën kulturore të jugut të Shqipërisë, Gjirokastër, projekti antitrafik i USAID, KVKTNj e ka hedhur rrjetën e tij të gjerë me qëllim që të parandalojë vajzat dhe gratë e reja të bien pré e trafikuesve dhe taktikave të tyre mashtruese... lexo historinë e plotë |

|
Nëpërmjet Granteve e Ekspertizave OJF-të Mbështeten për Vazhdimësinë
OJF lokale të forta nevojiten në linjën e frontit për luftimin e trafikimit të qënieve njerëzore dhe riintegrimin e viktimave
TIRANË – Ulur në tavolinën e konferencave të zyrave të Të Ndryshëm & Të Barabartë (D&E), një strehëz për vajzat dhe gratë e trafikuara, Marjana Meshi është në front të dy betejave – mbajtjen financiare të strehëzës nëpërmjet fondeve të donatorëve dhe anën teknike, pa humbur nga vështrimi qëllimin kryesor, të ndihmojë në riintegrimin e viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore në shoqërinë shqiptare.... lexo historinë e plotë |
|
Programi KVKTNj i USAID financon Projektin e YWCA Kundër Trafikimit të Grave dhe Fëmijëve Romë
Tek Shoqata e Grave Kristiane të Shqipërisë [YWCA], në njërin nga komunitet periferikë të Tiranës ku romët janë shumë të përqendruar, një seri seminaresh rrisin ndërgjegjësimin ndër gratë dhe fëmijët rreth rreziqeve të trafikimit. Këto seminare sigurojnë informacion të hollësishëm rreth trafikimit, ligjeve antitrafik dhe të drejtave të njeriut. Që kur seria filloi në maj 2005... lexo historinë e plotë |

|
Me mbështetjen e USAID-it, Kryeministri nënshkruan Urdhrin Anti-trafik
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënshkroi një Urdhër Administrativ në Qershor për krijimin e komiteteve rajonale mbi luftën kundër trafikimit njerëzor në nivel prefekture.
.... lexo historinë e plotë |
|
Duke Ndihmuar Vajzat dhe Gratë Rurale për të Mbrojtur Veten nga Trafikantët
Përafërsisht 300 vajza e gra shqiptare shqiptare ranë viktima të trafikimit të paligjshëm për qëllim prostitucioni të detyruar në 2005. Nga këto, një numër i madh ishin nga zonat rurale dhe një e treta ishin më të reja se 18 vjeç. Për të fuqizuar vajza e gra të tjera që të mbronin veten për të mos rënë viktima, një organizatë jo-qeveritare po ndërmerr një fushatë parandaluese në zonat rurale të Shqipërisë.... lexo historinë e plotë
|

|
Radionovela Rruga me Pisha – një Betejë e Vërtetë Jetësore
Endrra e Martës 18 vjecare per një jetë larg fshatit shqiptar, papritmas është në dorën e saj pët’u realizuar. Roni, i dashuri i saj i ri i ka propozuar një martesë dhe jetën në Itali, ku atij i është ofruar një punë. Shansi i jetës sikur e thërret çiftin, ose kështu duket.
.... lexo historinë e plotë |
|
|
|