Të fundit
- Situata e Përpjekjeve për të Luftuar Trafikimin Njerëzor në Shqipëri - 2006-2007
- Ky raport vjetor i tretë jep një pëmbledhje të azhurnuar mbi politikat dhe programet antitrafik të Qeverisë së Shqipërisë (kombëtare e lokale) dhe të shoqërisë civile ndërmjet gushtit 2006 dhe korrikut 2007. Ai përshkruan shkurtimisht situatën aktuale të programeve dhe shërbimeve të qeverisjes e të shoqërisë civile për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, shërbimet e parandalimit për gra e vajza të cënueshme ndaj trafikimit, dhe të asistencës e riintegrimit për viktimat e tij - si fëmijë, edhe të rritur.
Të mëparshme
- Situata e Përpjekjeve për të Luftuar Trafikimin e Njerëzve në Shqipëri - 2005-2006
- Ky raport i botuar sëfundi paraqet një pasqyrë të përgjithshme të situatës së përpjekjeve antitrafikim në Shqipëri pë periudhën janar 2005 - korrik 2006, duke vënë theksin në gjendjen aktuale të programeve dhe shërbimeve të qeverisë dhe OJF-ve në drejtim të parandalimit të trafikimit të njerëzve dhe të asistencës dhe riintegrimit të viktimave - për fëmijët dhe të rriturit.
- Sondazhi Bazë i Programit KVKTNj: Përmbledhje
- Ky raport përmbledh gjetjet kryesore të sondazhit bazë për nismën KVKTNj të USAID Shqipëri. Studimi është kryer nga ekipi i monitorimit dhe vlerësimit i KVKTNj gjatë periudhës qershor-gusht 2004. Ky studim ndihmon për të kuptuar më qartë natyrën dhe përmasat e luftës së OJQ-ve shqiptare kundër trafikimit njerëzor dhe për të mbledhur të dhëna, në bazë të të cilave do të matet më vonë ndikimi i veprimtarive të KVKTNj-së. Informacioni i mbledhur nëpërmjet sondazhit pasqyron veprimtaritë e OJQ-ve shqiptare për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, propozimet për përmirësimin e shërbimeve dhe programeve kundër trafikimit, si dhe ofron udhëzime për programet e USAID/KVKTNj.
Për më tepër informacion rreth rezultateve të sondazhit për rajonet specifike të vendit, shih kapitujt plotësues më poshtë:
- Rajoni Qendror [Durrësi, Elbasani dhe Tirana]

- Rajoni Lindor [Korça me Përmetin dhe Skraparin]

- Rajoni Jugor [Vlora, Gjirokastra, Berati dhe Fieri]
- Rajoni Verior [Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra]

Shumica e raporteve dhe burimeve të mësipërme janë të disponueshme në format pdf. Përcaktoni nëse kompjuteri juaj e ka të instaluar programin Adobe Acrobat Reader. Nëse nuk e keni, një kopje falas e programit mund të merret prej adobe.com
|