KVKTNj
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Shënim mbi Privatësinë në Hapësirën e KVKTNj

Nga informacioni që mësojmë rreth jush kur vizitoni “KVKTNj”, ne ruajmë vetëm të dhënat në vijim: emrin e domein-it prej nga hyni në internet, datën dhe kohën kur hyni në hapësirën tonë, si dhe adresën prej nga hyni drejtpërdrejt në hapësirën tonë. Ky informacion përdoret për të matur numrin e vizitorëve në seksione të ndryshme të hapësirës sonë dhe për të na ndihmuar që ta bëjmë këtë hapësirë sa më të dobishme për vizitorët. Nëse nuk lajmërohet specifikisht, asnjë informacion tjetër nuk do të mblidhet rreth jush.

Kur na drejtohen pyetje përmes emailit, ne e ruajmë pyetjen dhe informacionin e adresës së emailit, në mënyrë që t’ju përgjigjemi elektronikisht. Derisa të kërkohet ndryshe me statut, ne nuk e identifikojmë publikisht atë që dërgon pyetje ose komente në hapësirën tonë. Ne nuk do të përftojmë informacion që na lejon t’ju identifikojmë personalisht kur vizitoni hapësirën tonë, me përjashtim te rasteve kur ju vendosni vetë të na e siguroni një informacion të tillë.

Rreth "Cookies"
Ndërkohë që vizitoni faqen brenda domein-it të CAAHT.COM, rastësisht mund të ndesheni me një faqe të rrjetit që përdor “cookies”. Një cookie është një file i vogël që hapësira e transferon në hard diskun e kompjuterit tuaj, duke e lejuar serverin tonë të “kujtojë” informacionin specifik rreth sesionit tuaj ndërkohë që jeni të lidhur me rrjetin.
Kërkesat për të dërguar cookies nga faqet e hapësirës së KVKTNj nuk janë hartuar për të mbledhur informacion rreth jush, por vetëm rreth “sesionit” të browser-it tuaj. Cookie e bën më të lehtë për ju që të përdorni aspektet dinamike të këtyre faqeve në internet. Cookie dhe informacioni rreth sesionit tuaj do të shkatërrohet automatikisht menjëherë pasi të mbyllni browser-in tuaj – ai nuk ruhet përgjithmonë në kompjuterin tuaj. Deri kur një faqe e hapësirës së KVKTNj t’ju njoftojë ndryshe, ne nuk do të mbledhim e mbajmë informacion personal rreth jush.
Shumë faqe të KVKTNj-së janë duke punuar me sondazhe mbi kënaqshmërinë e klientëve, të cilat përdorin cookies të vazhdueshëm. Pjesëmarrja në këtë përpjekje për mbledhje të dhënash është plotësisht vullnetare dhe pamundësia për t’u përgjigjur nuk do të ndikojë fare në mundësinë e vizitorit për të përdorur informacionin. Ky informacion do të përdoret nga KVKTNj vetëm për qëllimin e përmirësimit të hapësirës sonë publike në internet. Më tepër informacion është i disponueshëm mbi këtë përdorim të cookies të vazhdueshëm.

Për të mbrojtur privatësinë, sigurohuni që e keni mbyllur plotësisht browser-in pasi të keni përfunduar punë me një hapësirë në internet që përdor cookies. Nëse jeni të shqetësuar rreth përdorimit të mundshëm të informacionit të mbledhur nga kompjuteri juaj prej cookies, ju mund ta vendosni browser-in tuaj në opsionin që t’ju njoftojë përpara se të pranojë një cookie. Shumica e browser-ve në internet kanë opsione që ju lejojnë t’i identifikoni dhe/ose t’i kundërshtoni cookies.

Pyetjet rreth politikave të KVKTNj-së mbi privatësinë duhet të dërgohen tek Oficeri i KVKTNj mbi Aktin e Privatësisë.



Kjo faqe u rishikua për herë të fundit më 11 Gusht 2005.


 
KVKTNj
USAID: Nga Populli Amerikan Nisma Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim Përgjegjësie Mundësi Hyrjeje