KVKTNj
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Paketa Burimore

 

 

Mirësevini tek Nisma Shqiptare:
Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj)

Nga kryeqyteti i Tiranës deri në fshatrat me të largët të vendit, Nisma Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj) ka ngritur një rrjet të gjerë në misionin saj për të parandaluar trafikimin e fëmijëve shqiptarë dhe të rinjve. Ky program gjashtë-vjeçar (2004-2009) u mundesua nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe u zbatua nga Creative Associates International, Inc. KVKTNj ka nxitur përpjekjet e përfaqësuesve te qeverisë lokale dhe të shoqërisë civile për të udhëhequr komunitetet e tyre në hapa praktik për të ulur trafikimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe të ofrojë mundësi për ndryshimin e jetës së viktimave dhe atyre në rrezik. Me mbeshtetjen e më shumë se 2.6 milion dollaresh të shpërndara ne grante për organizatat shqiptare te shoqërisë civile, projekti ndihmoi ne hapjen e te vetmeve strehezave tranzit për viktimat, që ofruan shërbime dhe këshillim për te ndryshuar jeten e më shumë se 2.800 vajzave te margjinalizuara, djemve dhe grave të reja, dhe ka ngritur ndërgjegjësimin ë të rinjve dhe të rriturve në të gjithë vendin mbi realitetin e trafikimit dhe nevojen për kujdesin ndaj viktimave nëpërmjet bashkëpunimit ndër-sektorial

Mbledhja e Pervojës së Partnerëve për Përmirësimin e Jetëve

Me ofrimin e një forumi mbi shkëmbimin e informatave dhe bashkëpunimin në të gjithë vendin, KVKTNj kërkoi të zvogëlonte numrin e personave të trafikuar në Shqipëri dhe për të rritur numrin e të mbijetuarve të cilët janë ri-integruar me sukses në komunitetet e tyre përmes sistemeve të mbështetjes sociale dhe të punësimit. Gjashtë vitet e aktiviteteve të KVKTNj-së sollën arritje të shumta përmes përpjekjeve bashkëpunuese të partnerëve dhe stafit të projektit, duke përfshirë:

  • Më shumë se 740 gra dhe fëmijë të cilët ishin viktima të trafikimit perfituan mbrojtje dhe ndihmë për rindërtimin e jetës së tyre.
  • Mbi 100 prej këtyre viktimave u ri-integruan plotësisht në shoqërinë shqiptare 310
  • Pothuajse 60.000 gra, burra, vajza dhe djem u kontaktuan fushatve të ndërgjegjësimit mbi trafikimin dhe programeve mbi parandalimin te zbatuara nga grantmarrėsit e KVKTNj-se.
  • 90% e njerëzve të kontaktuar nëpermjet fushatave te ndërgjegjësimit dhe aktivitetve parandaluese mund te kujtonin informacionin gjashtë muaj më vonë. 50,100 ; over 50% of them took a specific action to try to prevent trafficking
  • . Përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, teknikat dhe strategjitë mes partnerëve të ndryshem, sidomos aktorëve të shoqërisë civile dhe të pushtetit lokal jashtë kryeqytetit dhe qyteteve të tjera të mëdha; rritjen e njohurive mbi anti-trafikimin nëpermjet fushatave të ndërgjegjësimit publik. ; .
  • Rritjen e disponueshmërisë së informacionit mbi përgjegjësitë e aktorëve të qeverisë në nivel qendror dhe lokal.
  • U krijua një mjedis në të cilin aktorë të ndryshem të anti-trafikimit ishin në gjendje të takonin njëri-tjetrin dhe komunikonin creating a wherecan ; . and
  • Kryeministri urdhëroi krijimin e 12 Komiteteve Rajonale në Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore nën drejtimin e Prefektit te Qarkut. Modeli i komiteteve u bazua në rekomandimet e partnereve kryesorë të programit të KVKTNj-se në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti-trafik në Ministrinë e Brendshme

Grantet

Këto grante i ofruan 22 organizatave shqiptare të shoqërisë civile në të gjithë vendin mjetet për të forcuar punën e tyre në parandalimin e trafikimit dhe ndihmën ndaj viktimave, si riintegrimin e tyre që çon në shërbime të zgjeruara mirë dhe të shperndara gjeografikisht. Ndërsa programi perfundoi shumica e këtyre organizatave ka integruar punën kundër-trafikimit, si pjesë e planeve të tyre te vazhdueshme strategjike.

Koordinimi

Gjatë gjashtë viteve të programit, afro 400 partnere te qeverisë dhe 500 partnere te shoqërisë civile morën pjesë në një numer aktivitetesh koordinimi lokale dhe kombetare te KVKTNj-se. Konferencat vjetore te KVKTNj-se në 2005, 2006, 2008 dhe 2009 mblodhën mbi 100 pjesëmarrës çdo vit për të shkëmbyer informacion, mësimet e nxjerra dhe për të treguar një konsensus kombëtar, që pranon trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri dhe percakton nevojën urgjente për të ndërmarrë veprime kundër këtyre krimeve. Njohuritë e zgjeruara te "komunitetit anti-trafik" te Shqiperise jane mobilizuar nga ekspertë kombëtarë të cilët paraqitën modele praktike dhe parime mbi punen anti-trafik në prezantime ne panel dhe në grupe pune. Vlerësimi nxori ne pah se pjesëmarrësit e konferencës vlerësonin veçanërisht rendin e ditës që u jeptre me shume kohe diskutimeve në grup, qe mundësonin partnerët për të ndarë praktikat më të mira dhe të kërkonin zgjidhje së bashku për të kapërcyer pengesat ne punën efikase anti-trafik në Shqipëri.

Në vitin 2007 u krijua Koalicioni Kombëtar Anti-trafik i Strehezave. Ky koalicion përfshin ofrues të shërbimit të qeverisë dhe të shoqërisë civile që janë pjesë e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për identifikimin dhe ndihmën e viktimave të trafikimit. Institucionet anëtare përfshijnë Qendren Kombëtare te Pritjes se Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta, Të Ndryshem dhe të Barabarte në Tiranë, Tjetër Vizion në Elbasan, dhe Qendra Psikosociale Vatra në Vlorë. Koalicioni doli nga një grup teknik pune te programit KVKTNj.

Më shumë se 2.100 të qeverisë dhe 210 aktorë të shoqërisë civile janë trajnuar mbi anti-trafikimin dhe aftësitë menaxhuese përmes konferencave, seminareve trajnuese dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit të KVKTNj-se dhe partnerët lokal.

Qasja në informata, siç janë raportet nga KVKTNj dhe partnerët e saj, i ndihmoi grantmarrėsit e projektit të benin programet anti-trafik më efikas dhe më të hapura ndaj nevojave të viktimave. Stafi i programit te KVKTNj-se ka përgatitur raporte vjetore qe përshkruajne " Situaten e Përpjekjeve në Luften Kunder Trafikimit Njerezor në Shqipëri". Këto raporte pasqyrojne zbatimin e politikave anti-trafik dhe programet nga Qeveria shqiptare dhe shoqërisë civile. Botimi i vitit 2007-2008 përfshin një kapitull që analizon tendencat e trafikimit të qenieve njerëzore në bazë të të dhënave individuale te rastit te viktimës se trafikimit te ofruara nga katër strehezat e OJF-anti-trafik të mbështetura me fondet e KVKTNj-se.

Në shtator 2009, programi KVKTNj ka publikuar një Pakete Burmore të praktikave të Mira Kundër Trafikimit Njerëzor që u eshte dorëzuar 350 partnereve te qeverisë dhe të shoqërisë civile. Paketa Burmore prezanton teknikat dhe metodologjitë e zhvilluara dhe përdorura nga komuniteti i partnereve te qeverisë shoqërisë civile te KVKTNj-se që rezultoi në arritjet e përshkruar më parë.

Programi i KVKTNj-se përfundoi në shtator 2009. Kjo faqe e internetit do te mirembahet nga USAID për të mundësuar qasje të vazhdueshme në burimet e shumta të zhvilluara gjatë jetës së programit.

Klikoni ketu për të parë videon 25 minuta duke permbledhur perberesit kyç si dhe ndikimin e suksesshem te programit KVKTNj. Shtate video qe nenvizojne punen anti-trafik te organizatave te shoqerise civile te cilat jane disponueshme ne kete faqe te YouTube.

Programi i KVKTNj-se përfundoi në shtator 2009. Kjo faqe e internetit do te mirembahet nga USAID për të mundësuar qasje të vazhdueshme në burimet e shumta të zhvilluara gjatë jetës së programit .

Bashkë mund të krijojmë përqasje të qëndrueshme për ta luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve në Shqipëri !

Foto: Imazh nga një pamflet i financuar nga KVKTNj

Bottom Banner
USAID: Nga Populli Amerikan Nisma Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim përgjegjësie Mundësi hyrjeje