CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Programi i Granteve të KVKTNj

Për përmirësimin e cilësisë dhe shpërndarjes gjeografike të programeve parandaluese dhe shërbimeve që asistojnë dhe riintegrojnë viktimat e trafikimit.

Grantet e Reja të Dhëna nga KVKTNj - Faza Finale

Një total prej USD 262,804 (19,710,272 Lekë) iu është dhënë në formë grantesh 8 OJF-ve lokale në Shqipëri në këtë fazë të pestë e finale të programit të granteve të USAID-it nëpërmjet Nismës Shqiptare: Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor (KVKTNj). Me këto dhurime të fundit, fondi i granteve të KVKTNj është dhënë tërësisht dhe dhënie të mëtejshme grantesh nuk do të jenë më të disponueshme. Kjo fazë finale grantesh do të vazhdojë mbështetjen e KVKTNj-së për katër strehëzat antitrafik të shoqërisë civile, të cilat janë jetësore për Mekanizmin Kombëtar të Referimit. Përveç tyre, rritje e ndërgjegjësimit antitrafikim dhe shërbime parandaluese për fëmijët dhe gratë e cënueshme do të mundësohen në qarqet e Shkodrës, Dibrës, Fierit dhe Beratit. Ndërmjet muajve maj 2008 dhe maj 2009, këto fonde të USAID-it do të mbështesin një larmi nismash antitrafikim në komunitetet lokale në Shqipëri. Klikoni këtu për më shumë informacion mbi 8 projektet e granteve

Mundësi të Tjera për Grante

Ambasada e Hollandës ka lëshuar një thirrje me grante për projekte për të mbështetur e forcuar shoqërinë civile, për lehtësimin e varfërisë, emancipimin gjinor, qeverisjen e mirë dhe decentralizimin në Shqipëri. Shkoni tek faqja e programit të granteve të vogla  në hapësirën në internet të Ambasadës së Hollandës për udhëzimet mbi aplikimin.

Projektet Aktuale të Granteve - Prill 2007 deri Gusht 2008

Një total prej 36,640,857 LEKË (USD 407,120) iu është dhënë në formë granti 13 OJF-ve lokale në Shqipëri në fazën e katërt të programit të granteve të KVKTNj. Ndërmjet muajve prill 2007 dhe gusht 2008, këto fonde të USAID do të mbështesin një larmi të gjerë nismash antitrafik në komunitet lokale në 11 nga 12 qarqet e Shqipërisë. Veprimtaritë mbulojnë programe për rritjen e ndërgjegjësimit, shërbime parandalimi për gra e fëmijë të cënuar nga trafikimi, asistencë dhe shërbime riintegruese për fëmijët dhe gratë që janë viktima të krimit të trafikimit, si dhe trainime për trainues dhe përpjekje të tjera për rritje kapacitetesh për të përmirësuar përpjekjet lokale që kontribuojnë në përpjekjen kombëtare për të luftuar trafikimin njerëzor.

Klikoni këtu për më shumë informacion rreth secilit nga projektet e granteve ose mbi hartën në të djathtë për të parë se cilat lloje projektesh po zbatohen në qarqet specifike.

Projektet e Mëparshme të Granteve - Shkurt 2005 deri Korrik 2006

Një shumë prej US$ 2,097,624-- (209,762,381 Lek) iu është dhënë nëpërmjet 24 granteve 20 OJQ-ve lokale dhe 2 programeve në Shqipëri të OJQ-ve ndërkombëtare gjatë tre fazave të para të programit të granteve të KVKTNj-së. Kliko këtu për më shumë informacion rreth projekteve të granteve.

Historik mbi Procedurat e Aplikimit për Grante

Për të ditur rreth procedurës së aplikimit për grante të fazës së pestë e finale, ju lutemi të shihni si më poshtë:

"Pyetje të Bëra Shpesh" të AZHURNUARA mbi Aplikimin për Grante

Klikoni këtu për "Pyetje të Bëra Shpesh" më të fundit dhe për shpjegime të mëtejshme mbi aplikimin për grante të KVKTNj.

 

 

Shumica e raporteve dhe burimeve të mësipërme janë të disponueshme në format pdf. Përcaktoni nëse kompjuteri juaj e ka të instaluar programin Adobe Acrobat Reader. Nëse nuk e keni, një kopje falas e programit mund të merret prej adobe.com

 

 

 

 

Nxënës tek shkolla "Xhezmi Delli" paraqesin një skeç antitrafik si pjesë e veprimtarive ndërgjegjësuese të mbështetura nga një grant i KVKTNj-së për YWCA

 

 

 

 

 

Mbulimi gjeografik i grantmarresve te KVKTNj

Kliko mbi secilin qark për të mësuar më shumë se cfarë po bëjnë grantmarrësit e KVKTNj atje.

Programet dhe sherbimet antitrafik te zbatuara nga grantmarresit e KVKTNj - Kliko mbi imazh për të patur një imazh më të zmadhuar

Bottom Banner Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim Përgjrgjësie Mundësi Hyrjeje
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Informacion mbi grantet ne qarkun e Shkodres Informacion mbi grantet ne qarkun e Kukesit Informacion mbi grantet ne qarkun e Lezhes Informacion mbi grantet ne qarkun e Durresit Informacion mbi grantet ne qarkun e Dibres Informacion mbi grantet ne qarkun e Tiranes Informacion mbi grantet ne qarkun e Fierit Informacion mbi grantet ne qarkun e Elbasanit Informacion mbi grantet ne qarkun e Beratit Informacion mbi grantet ne qarkun e Korces Informacion mbi grantet ne qarkun e Vlores Informacion mbi grantet ne qarkun e Gjirokastres