CAAHT Banner
 
Raporte nga Konferenca të KVKTNj
Raporte nga Programi KVKTNj
Grantet e KVKTNj
Informacion mbi Antitrafikimin
Histori nga Programi
Faqja Kryesore

 

 

Raporte nga Konferencat e KVKTNj

Kjo faqe siguron raporte mbi konferencat e KVKTNj, të cilat synonin dhe shërbyen për të sjellë bashkë palë kyç të interesuara në antitrafikim, për të ndarë informacion, për të mësuar nga praktikat më të mira, për të ngritur bashkëpunim dhe për t'u konsultuar mbi përqasjet më të mira koordinuese që duhen ndërmarrë për ta luftuar efektshëm dukurinë e trafikimit njerëzor në Shqipëri.

I fundit

  • Raport mbi Konferencën Vjetore, 16-17 nëntor 2006 - Programi KVKTNj solli bashkë mbi 130 aktorë kyç antitrafikim nga qeverisja dhe shoqëria civile nga e gjithë Shqipëria për të rritur ndarjen e informacionit, për të krijuar një vizion të përbashkët mbi mënyrën se si Shqipëria mund ta luftojë më efektivisht trafikimin e fëmijëve dhe grave dhe për t'i mundësuar individët, zyrat dhe organizatat të identifikojnë e të zotohen në hapa specifikë për këtë përpjekje. Pjesëmarrësit siguruan prezantime dhe raporte rreth punës së komiteteve Rajonale Antitrafik në qarqe, si dhe praktika të mira nga OJF-të dhe shërbimet e qeverisjes. Ky raport siguron ide të shumta mbi mënyrat praktike për ta luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve në Shqipëri.

Prezantime dhe rekomandime specifike sipas qarqeve

Prezantime të konferencës dhe sugjerime programore mbi antitrafikimin në rajonet specifike të Shqipërisë janë të disponueshme sipas qarqeve:

  1. Informacion mbi qarkun e Shkodrës
  2. Informacion mbi qarkun e Kukësit
  3. Informacion mbi qarkun e Dibrës
  4. Informacion mbi qarkun e Lezhës
  5. Informacion mbi qarkun e Tiranës
  6. Informacion mbi qarkun e Elbasanit
  7. Informacion mbi qarkun e Durrësit
  8. Informacion mbi qarkun e Fierit
  9. Informacion mbi qarkun e Beratit
  10. Informacion mbi qarkun e Korçës
  11. Informacion mbi qarkun e Vlorës
  12. Informacion mbi qarkun e Gjirokastrës

 

 

 

 

Të mëparshme

  • Raport për Konferencën Vjetore, 11-12 Tetor 2005 - Ky raport përmbledh rezultatet e Konferencës Vjetore të KVKTNj, e cila u mbajt në Tiranë, më 11-12 Tetor 2005. Mëse 90 aktorë të interesuar të programit u mblodhën për të shkëmbyer informacion, mësime të mësuara dhe për të konfirmuar nevojën e ngutshme për të ndërmarrë veprime kundër trafikimit të grave e të fëmijëve shqiptarë. Njohuritë e gjera të "komunitetit antitrafikim" shqiptar u mobilizuan përmes ekspertëve kombëtarë, të cilët paraqitën modele e parime praktike për punën antitrafikim gjatë prezantimeve në panel. Mbi 50% e programit të konferencës iu përkushtua diskutimeve në grupe pune ndërmjet partnerëve nga pushteti vendor e nga shoqëria civile, të cilët u mundësuan të ndanin praktikat më të mira dhe të kërkonin zgjidhje së bashku për të kapërcyer pengesat që ngadalësojnë punën e efektshme antitrafikim në Shqipëri.

    Klikoni më poshtë për të parë fjalimet dhe prezantimet në powerpoint të panelistëve.

Sesioni I: Identifikimi i ideve praktike programore për parandalim dhe ndërgjegjësim

  • Zj. Donika Godaj, Shoqata e Grave të Reja Kristiane (YWCA) - Ndërgjegjësimi dhe ndërtimi i aftësive për vajzat dhe gratë e komunitetit Rom - prezantimi
  • Zj. Miranda Fishka, Instituti i Politikave të Aplikuara Gjinore (IPAG) - Ndërgjegjësimi i vajzave dhe grave të zonave rurale nëpërmjet vizitave shtëpi më shtëpi - prezantimi
  • Fr. Carmelo Prestipino, Qendra Sociale "Murialdo" - Shkollimi dhe trainimi profesional si mjete për parandalimin e trafikimit të fëmijëve - prezantim në PowerPoint
  • Z. Arjan Çala, “Tjeter Vizion” - Programimi në bazë komuniteti për të parandaluar trafikimin e fëmijëve - prezantimi
  • Zj. Suela Kusi, Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike (I3SP) - Roli i punonjësve socialë dhe psikologëve në parandalimin e trafikimit njerëzor - prezantim në PowerPoint

Sesioni II: Identifikimi i ideve praktike programore për asistencë dhe riintegrim

  • Zj. Marjana Meshi, “Të Ndryshëm dhe të Barabartë” (D&E) - Strehimi dhe riintegrimi i grave dhe vajzave të trafikuara të kthyera vullnetarisht - prezantim në PowerPoint
  • Zj. Vera Lesko, Qendra Psiko-sociale “Vatra” - Asistenca dhe puna riintegruese me vajzat dhe gratë nga komunitetet e minoriteve - prezantimi
  • Zj. Holta Kotherja, “Klinika Ligore për të Miturit" - Mbrojtja e fëmijëve përmes regjistrimit të lindjes dhe regjistrimeve/procedurave ligjore të tjera – një përgjegjësi e përbashkët e pushtetit, shërbimeve ligjore dhe familjeve - prezantim
  • Z. Rasim Gjoka, Fondacioni Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve - Përdorimi i teknikës së ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve për të përmirësuar punën parandaluese dhe riintegruese - prezantim

Sesioni III: Përmirësimi i koordinimit të shërbimeve dhe programeve antitrafikim në Shqipëri

  • Z. Hytbi Dervishi, Policia Antitrafik e Korçës - Disa mendime rreth koordinimit të aktorëve në Konferencën Vjetore të KVKTNj-së, për përmirësimin e punës në parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore - prezantimi
  • Zj. Flora Saraçi, Drejtoria e Shërbimeve Sociale, Bashkia Elbasan - prezantimi
  • Zj. Ines Xhelilaj, Qendra Psiko-sociale “Vatra” - Koordinimi i programeve dhe shërbimeve antitrafikim në Shqipëri - prezantimi
  • Zj. Brunilda Lamçe, Komisioni Ndërkombëtar Katolik i Migrimit - Ngritja e Rrjeteve Efektive të Qendrave të Praktikës së Mirë Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore në Shqipëri - prezantim në PowerPoint

Sesioni IV: Mesazhe dhe standarte antitrafikim për profesionistët e medias

  • Z. Arben Papadhopulli, Rruga me Pisha - prezantimi
  • Z. Raimond Kola, “Gazetarët Profesionistë” Gjirokastër - Media, partner në luftën kundër trafikimit - prezantimi në PowerPoint
  • Zj. Briseida Mema, Agence France Presse - Trafikimi i grave dhe vajzave - roli i medias në parandalim - prezantimi

Mohim përgjegjësie: Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këto prezantime nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara

 

 

 

  • Raport mbi Konferencën e Lançimit të Projektit, 24-25 Maj 2004 - Ky raport përmbledh rezultatet e Konferecës së Lancimit të Projektit KVKTNj, që u mbajt nv Tiranë, Shqipëri, më 24-25 maj 2004. Konferenca - me mëse 100 përfaqësues të luftës kundër trafikimit nga OJQ vendase e ndërkombëtare, zyra të qeverisë shqiptare, organizata ndërqeveritare dhe agjensi donatore - i informoi pjesëmarrësit rreth kësaj nisme të re të USAID-it dhe kërkoi kontributin e tyre për vendosjen e përparësive të kontributit të programit KVKTNj, për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin e të gjithë aktivistëve që punojnë në luftën kundër trafikimit në Shqipëri.

 

 

Shumica e raporteve dhe burimeve të mësipërme janë të disponueshme në format pdf. Përcaktoni nëse kompjuteri juaj e ka të instaluar programin Adobe Acrobat Reader. Nëse nuk e keni, një kopje falas e programit mund të merret prej adobe.com


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Imazh i kopertinës së Raportit mbi Konferencën e Lancimit të Projektit

Raporti mbi Konferencën e Lancimit të Projektit

 

Bottom Banner
USAID: From the American People The Albanian Initiative Coordinated Action Against Human Trafficking CAAHT Creative Associates International Inc. Shënim mbi Privatësinë Mospranim Përgjegjësie Mundësi Hyrjeje